“Parashikimet për të ardhmen, pozitive”, Sejko: Inflacioni pritet të kthehet në objektiv gjatë gjysmës së parë të 2025-ës

schedule17:11 - 7 Gusht, 2024

schedule 17:11 - 7 Gusht, 2024

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha në një deklaratë për mediat se inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rënie gjatë tremujorit të dytë, duke qëndruar pranë nivelit mesatar prej 2.1%.

Sipas tij, kjo ecuri u diktua nga rënia e inflacionit të artikujve ushqimorë, dhe në veçanti të frutave e perimeve, ndërkohë që inflacioni i artikujve të tjerë të shportës ishte përgjithësisht i qëndrueshëm.

Ai shtoi se inflacioni pritet të luhatet gjatë gjashtëmujorit të dytë dhe të kthehet gradualisht në objektiv gjatë gjysmës së parë të vitit tjetër.

“Parashikimet tona për të ardhmen mbeten pozitive. Aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, i nxitur nga zgjerimi i mëtejshëm i kërkesës së brendshme dhe të huaj. Paralelisht me të, edhe punësimi e pagat pritet të vijnë në rritje, duke rritur mirëqenien e familjeve. Nga ana tjetër, inflacioni pritet të luhatet në kahun e poshtëm të objektivit tonë gjatë gjashtëmujorit të dytë dhe të kthehet gradualisht në objektiv gjatë gjysmës së parë të vitit tjetër.”, tha Sejko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!