Paraqitjet e mira e shpërblejnë, mbrojtësi i Kosovës firmos në Turqi

schedule17:17 - 25 Shtator, 2020

schedule 17:17 - 25 Shtator, 2020

Shumë futbollistë shqiptarë janë transferuar në Turqi në vitet e fundit. Disa prej tyre në Super Lig e të tjerë në divizionin e dytë. I fundit që bëhet zyrtarisht pjesë e futbollit turk është Florent Hadergjonaj.

26-vjeçari dardan (5 ndeshje të luajtura me Kosovën) ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Kasimpasa, ekip që numëron 3 pikë pas dy javëve të para në elitën e futbollit turk. Mbrojtësi i djathtë është prezantuar si lojtari i Kasimpasa.

Hadërgjonaj ka një eksperiencë të madhe, pasi është aktivizuar në Zvicër, Gjermani dhe Angli. Në ditën e fundit të janarit u huazua nga Huddersfield te Kasimpasa, duke zhvilluar 13 ndeshje.

Paraqitjet pozitive bindën përfundimisht drejtuesit e klubit turk të blinin kartonin e lojtarit shqiptar dhe t’i ofronin atij një kontratë për tre sezonet e ardhshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!