Parandalohet arratia nga burgu i Fushë-Krujës, diktohen hekurat e sharruara

schedule16:29 - 2 Maj, 2018

schedule 16:29 - 2 Maj, 2018

Policia e Burgjeve ka parandaluar një plan të mundshëm arratisjeje nga burgu i Fushë-Krujës. Një kontroll rutinë i zhvilluar në 1 maj, në godinën B të institucionit, që ka zbuluar se hekurat e një prej dritarëve të katit të parë ishin dëmtuar. Sharrimi i pjesshëm i kangjellave ishte kamufluar me një tel për varjen e rrobave. Menjëherë janë marrë masa për sigurimin e të dënuarve që ndodheshin në këtë dhomë. Burime zyrtare konfirmuan se pesë personat që ndodheshin në dhomë, tre prej të cilëve të dyshuar për akuzën e “grabitjes” ishin aty prej jo më shumë se 15 ditësh. Hetimet e mëtejshme do të bëjën të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore për autorët. /abcnews.al