Mjekja Aurora Dollenberg deklaroi se duhen bërë kontrolle për të parandaluar kancerin e gjirit.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Dollenberg u shpreh se ka raste kur edhe meshkujt preken nga kanceri.
“Kanceri është temë aktuale. Ndonnjëherë ne femrat, bëhemi pre. Direkt pas shtatzanësi kisha gjendra në rritje, në vend që të zvgolëzoheshin, ishin kokrra që nga malinje bëhen kancerogjene. Pardje kam pasur një burrë që kishte një gjendër në gjoks dhe e kam çuar te gjinekologia. Mua më duhej të bëja dy ndërhyrje. Kur e kam në kohë kancerin, mund ta heqësh ind të shëndetshëm. Është vendimtare për shpëtimin e jetës nëse kapet në fazën fillestare. Unë e kapa në kohë dhe nuk pata nevojë për medikamente. Kam bërë dy operacione.”, theksoi ajo./abcnews.al