Orges Arifi, nënkampion Europe në karate, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News foli për pasionin e tij për sportin.
Pas një karriere të gjatë në Kosovë, tregoi se përpara gjashtë vitesh vendosi të përfaqësojë edhe Shqipërinë
Gjithashtu Arifi për herë të dytë radhazi është nënkampion i Europës, duke i sjellë arritje të jashtëzakonshme sportit shqiptar.
“Ky sport është pasioni por edhe profesioni im. Unë jam përfaqësues i Shqipërisë pavarësisht se trajnimet i ndjek në Prishtinë”, u shpreh ai.
/abcnwes.al/


