“Parandalimi i epidemisë”, ekipi i OBSH-së do të mbërrijë në Pekin

schedule22:51 - 10 Shkurt, 2020

schedule 22:51 - 10 Shkurt, 2020

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë dhe Higjienës i Kinës, Mi Feng deklaroi se ekipi i punës i OBSH-së do të mbërrijë në Pekin mbrëmjen e 10 shkurtit për të diskustuar me palën kineze për ngritjen e një ekipi të përbashkët specialistësh.

“Këtë herë, ekipi i punës nga OBSH-ja dhe pala kineze do të bëjnë shkëmbime të thella mbi gjendjen e tanishme dhe parandalimin e epidemisë, për të dhënë sugjerime për parandalimin e ardhshëm në Kinë dhe në vende të tjera të botës. Ne mirëpresim ekspertët e vendeve të tjera, përfshi edhe nga SHBA-ja të marrin pjesë në ekipin e përbashkët të ekspertëve. Besojmë që pas konsultimeve dhe komunikimeve të plota, do të kemi një plan të përshtatshëm për vizitën e ekipit të punës të OBSH-së në Kinë”, deklaroi Mi Feng.

Mediat kineze shkruajnë se ky ekip do të drejtohet nga doktor Bruce Aylward i cili do të bashkëpunojë me homologët kinezë për t’u mësuar me gjendjen e epidemisë dhe për të drejtuar punët e parandalimit në mbarë botën

Raportohet se në të gjithë Kinën, 40.171 persona janë të infektuar ndërsa 187.518 janë nën vëzhgimin mjekësor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!