Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Paralizohet” Durrësi/ Ura e fshatit Borç rrezikon të shembet, 10 familje të evakuuara, pezullohet mësimi në të gjitha shkollat e kopshtet

schedule11:40 - 6 Janar, 2026

schedule 11:40 - 6 Janar, 2026

Durrësi është ‘paralizuar’ nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin. Probleme të shumta janë raportuar në disa zona të territorit të bashkisë Durrës.

Përmbytje të rrugëve, të paktën 10 familje të evakuaura, si edhe shtëpi ‘nën ujë’, janë pamjet që sjell për ABC News gazetari Leonidha Musai.



Gjithashtu si pasojë e përmbytjeve, në pamundësi të lëvizjes së prindërve, fëmijëve dhe nxënësve, mësimi është pezulluar në këto çerdhe e kopshte:

Kopshti “Sotir Noka”

Kopshti “Met Hasa”

Çerdhja nr.1

Konvikti “Beqir Çela”

Kopshti “Neim Babameto”

Kopshti “Durrësi i Ri”

Kopshti “Fidanishtja”

Po kështu procesi mësimor është pezulluar në të gjitha shkollat.

Në kodrën e Currilave janë evidentuar rrëshqitje dheu, ndërsa disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura. Rrugët problematike janë:

Rruga “Mujo Ulqinaku”

Rruga “Hysen Myshketa”

Rruga “Marta Buda”

Rruga “Jahja Ballhysa”

Rruga “Kristo Sotiri”

Rruga “Glaukia”

Rruga “Vaso Pasha”

Rruga “Jeta Re”

Rruga “Vllazërimi”

Rruga “Jezerca”

Rruga “Azem Hajdari”

Rruga “Mbreti Pirro”

Rruga “Enkelejve”

Këto rrugë ndodhen në lagjet nr. 12, 13, 14, 17 dhe 18. Gjithashtu, ka bllokime të qarkullimit nga zona e Mauzoleumit të Dëshmorëve deri në zonën e Durrësit të Ri.

Situatë problematike paraqitet në njësinë administrative Rrashbull si dhe në Manzë, ku ura e fshatit Borç rrezikon shembjen për shkak të prurjeve të mëdha të ujit.

Deri më tani janë evakuuar 10 familje, me nga 3–4 anëtarë secila, të cilat janë sistemuar pranë Kovalishencës.

Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e dendura pritet të vijojnë deri në orët e drekës. Për këtë arsye, u bëhet thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal.

Të gjitha ekipet e Bashkisë së Durrësit ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!