“Paraleli i 42-të”, Dos Passos vjen për herë të parë në shqip, detajet e romanit më të ri

schedule09:01 - 18 Korrik, 2024

schedule 09:01 - 18 Korrik, 2024

“Paraleli i 42-të” është romani i Dos Passos që është përkthyer për herë të parë në gjuhën shqipe.

Përkthyesi Eris Rusi ka ndarë detaje rreth këtij romani në emisionin “ABC e Mëngjesit”, duke theksuar se është një reflektim i përvojës jetësore të autorit.

Sakaq, përkthyesi është ndalur dhe te veprimtaria e Dos Passos, i cili nga Heminguej është etiketuar si shkrimtari i madh i jetës spanjolle.

“Është një reflektim i përvojës jetësore të Dos Passos. Është vepra e parë e këtij shkrimtari të përkthyer, tani studiohet dhe në universitete, mund ta lexojnë të gjithë studentët.

Është Heminguej që e ka etiketuar si shkrimtari i madh i jetës spanjolle. Dos Passos kalon nga njëri skaj te tjetri dhe në intervistat e tij, ai e cilëson si një lloj katarsi.

Historia është Amerika në prag të vendimmarrjes për të hyrë në Luftën e Parë Botërore apo jo. Tregohen fatet njerëzore të ndryshme në kino-ditare, depresioni ekonomik, mashtruesit”, u shpreh ndër të tjera Rusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!