Paralajmëron Ulsi Manja: Në regjimin “41 bis” do të futen edhe të dënuar të tjerë

schedule10:23 - 30 Nëntor, 2021

schedule 10:23 - 30 Nëntor, 2021

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja paralajmëron se në regjimin “41 bis” do të futen edhe të dënuar të tjerë.

Në një trajnim me OSBE mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posaçëm Manja tha se vetëm në nentor janë 4 të dënuar me lidhje me krimin e organizuar që jane vendosur në “41 bis”, ndërsa me agjencite ligjzbatuese po vleresohen rrezikshmeria e disa të dënuarve të tjerë.

Manja tha gjithashtu se regjimi i ashpër po funksionon për të ndërprerë komandimin e “ushtarëve” për të kryer krime me urdhra nga burgu. Aktuaisht në regjimin “41 bis janë izoluar 8 të dënuar Aleksander Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rahja, Arber Ccekaj, arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!