Paralajmëron Kryqi i Kuq: Rritja e rasteve në Azi-Paqësor, alarmante

schedule12:23 - 12 Maj, 2021

schedule 12:23 - 12 Maj, 2021

Rastet e koronavirusit në Azi-Paqësor kanë shënuar shifra alarmante, me mbi 5.9 milion raste të reja në dy javët e fundit, më shumë sesa në të gjitha rajonet e tjera së bashku, sipas një deklarate nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq.

Kryqi i Kuq gjithashtu theksoi se rritja e rasteve do të mbingarkojë spitalet dhe sistemet shëndetësore. Numri i rasteve është dyfishuar në  7 në 10 vende të botës dhe pjesa më e madhe  janë konfirmuar në  Azi- Paqësor.

Në më pak se dy muaj, India ka regjistruar më shumë se 23 milion të infektuar.

“Covid-19 po shpërthen në pjesën më të madhe të Azisë, spitale dhe sistemet e kujdesit shëndetësor janë në kaos.

Më shumë persona kanë rezultuar pozitiv në Azi gjatë dy javëve të fundit sesa në Shtetet e Bashkuara, Europë dhe Afrikë, “tha drejtori i Kryqit të Kuq, Alexander Matheou.

“Tani për tani, ne kemi nevojë për solidaritet global për mbështetje rajonale, më shumë pajisje mjekësore për të mbajtur nën kontroll pandeminë dhe qasje urgjente të vaksinave,” tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!