Sot është arritur një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit, për lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të burgosurve palestinezë dhe një armëpushimi 4-ditor.
Por pjesë e marrëveshjes është edhe Hezbollah, i cili ka deklaruar se nëse armëpushimi shkelet do të ndërhyjë. Sipas një burimi në organizatën libaneze, Hezbollah do të marrë pjesë në armëpushimin e rënë dakord mes Izraelit dhe Hamasit, megjithëse përfaqësuesit e grupit nuk ishin të përfshirë në negociata.
Sipas burimit, Hezbollahu do të ndalojë sulmet në territorin izraelit nga Libani jugor “nëse forcat okupuese izraelite respektojnë armëpushimin”.
“Çdo shkelje izraelite e armëpushimit në një nga frontet do të përballet me një përgjigje nga Hezbollahu”, shtoi burimi i organizatës palestineze.
Ndërkohë, sipas një përfaqësuesi të Hamasit, nesër në mëngjes në orën 10 do të fillojë zbatimi i marrëveshjes.
/abcnews.al