Ish-drejtori i Google X ka lëshuar një paralajmërim të tmerrshëm për rreziqet e inteligjencës artificiale në një intervistë. Mo Gawdat, ekspert i inteligjencës artificiale dhe ish-drejtori i Google X, ka paralajmëruar njerëzit që nuk kanë fëmijë që të mos bëjnë fëmijë për shkak të evolucionit të inteligjencës artificiale.
“Rreziqet janë aq të këqija, në fakt, saqë kur merren parasysh të gjitha kërcënimet e tjera për njerëzimin, mos bëni fëmijë nëse ende nuk jeni bërë prind,” i tha ai prezantuesit të podkastit “Diary of a CEO” me Steven Bartlett.
Për të, inteligjenca artificiale është sfida më e madhe me të cilën është përballur ndonjëherë njerëzimi.
“Nuk ka pasur kurrë një stuhi të tillë në historinë e njerëzimit,” tha ai. “Stuhi ekonomike, gjeopolitike, ngrohja globale, ndryshimet klimatike, e gjithë ideja e inteligjencës artificiale.
Kjo është një stuhi, pasiguri. Nuk ka qenë kurrë më intensive. Nëse vërtet i do fëmijët e tu, do të dëshiroje t’i ekspozoje ndaj të gjitha këtyre gjërave?”
“Kam kaluar karrierën time duke u magjepsur nga roli që luan teknologjia dhe tani sfida më e madhe me të cilën është përballur ndonjëherë njerëzimi është përballë nesh,” shtoi Gaëdat.
“Inteligjenca artificiale është kulmi i avancimit teknologjik dhe unë mendoj se do të jetë e paprecedentë në përcaktimin e mënyrës se si është formuar bota”.
“Sofistikimi i inteligjencës dixhitale është i tillë që ajo është bërë autonom dhe është diçka që duhet të apelohet, në vend që të kontrollohet,” shtoi ai.
Në fund të majit, drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman dhe “kumbari i inteligjencës artificiale” Geoffrey Hinton ishin disa nga qindra ekspertë të teknologjisë që paralajmëruan për kërcënimin që inteligjenca artificiale po paraqet për njerëzimin.
Ekspertët e përshkruajnë rezikun si “katastrofik” dhe “ekzistencial”, në kuptimin që njerëzimi mund të humbasë aftësinë për t’u vetëqeverisur dhe do të bëhet plotësisht i varur nga makineritë.
/abcnews.al