Paralajmërimi: Së shpejti në Mesdhe do ketë më shumë maska sesa kandilë deti

schedule16:47 - 23 Qershor, 2020

schedule 16:47 - 23 Qershor, 2020

Shkencëtarët në Francë kanë paralajmëruar se maskat dhe dorezat e shumëpërdorura gjatë kësaj pandemie, por përfundojnë në detin Mesdhe në një sasi shqetësuese.

Organizata jofitimprurëse Operation Mer Propre ka njoftuar se zhytësit kanë gjetur prova në rritje të hedhjes së pajisjeve mbrojtëse në det, gjatë operacioneve pastruese që janë marrë në këto muaj.

Organizata arriti që të mbledhë me “dhjetëra” maska në total, por njoftojnë se zbulimet tregojnë një tendencë shqetësuese të mjeteve mbrojtëse të hedhura në det.

Grupi ka publikuar në mediat sociale foto nga zhytjet ku duken qartë maskat dhe dorezat që pluskojnë në ujë me shpresën që të ndërgjegjësojnë lidhur me rreziqet që këto mbetje i sjellin botës natyrore.

Laurent Lombard, anëtar i organizatës, shkroi në një postim në Facebook: “Duke e ditur që qeveria ka porositur 2 miliardë maska, së shpejti në ujrat e Mesdheut do të ketë më shumë masaka sesa kandila deti.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!