Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Paralajmërimi, njoftim rutinë”/ Balla: Ambasada e SHBA çdo ditë njofton qytetarët! Asnjë informacion zyrtar për rrezik nga Irani

schedule10:32 - 2 Prill, 2026

schedule 10:32 - 2 Prill, 2026

Kreu i Grupi Parlamentar të PS, Taulant Balla në nisje të fjalës së tij në Kuvend, u ndal te njoftimi i ambasadës së SHBA, lidhur me mundësinë e sulmeve nga Iran për të treguar kujdes. Balla tha se ky ishte një njoftim rutinë.

“Ka njoftuar dhe njofton qytetarët e vet se mund të jenë target i sulmeve të regjimit iranian,. Ajo që duhet të themi është se Shqipëria është aleat i SHBA. Presidenti Trump sot ka qartësuar hapat në të cilën do të ecë. Ne përshëndesim ndërhyrjen e SHBA, pasi Irani ishte rrezik në Lindjen e Mesme. SHBA  e kanë mbështetur gjithmonë Shqipërinë kur kanë qenë shënjestër të regjimit iranian. Ne jemi krenarë që miratuar edhe një ku për turpin tuaj nuk morët pjesë dhe më pas PD doli me një deklaratë ku i shpall luftë Iranit. Lëreni teatrin, por duhet thënë se nuk ka asnjë informacion zyrtar që Shqipëria të jetë në rrezik”, tha ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!