Paralajmërimi: Nëse nuk merren masa, 1 miliard njerëz mund të infektohen me Covid-19

schedule17:14 - 28 Prill, 2020

schedule 17:14 - 28 Prill, 2020

Një miliard persona mund të infektohen nga koronavirusi në të gjithë botën nëse vendeve të “cënueshme” nuk u jepet ndihmë urgjente.

Ky është paralajmërimi i bërë nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit, sipas të cilit, nevojitet ndihmë financiare dhe humanitare për të ndihmuar në ngadalësimin e përhpajes globale të virusit.

Thuhet se “vendet e brishta” si Afganistani dhe Siria kanë nevojë për financim urgjent në mënyrë që të shmanget një epidemi e përmasave të mëdha. Gjithashtu paralajmërohet se mbetet shumë pak kohë për të bërë gati një përgjigjë të mirë e të fortë ndaj situatës.

Në raportin e përgatitur nga KNSH, i cili bazohet në modelet dhe të dhënat të ofruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Imperial College London, vlerësohet se virusi korona mund të infektojë deri mes 500 milion deri në miliardë persona në të gjithë globin.

Gjithashtu parashikohet se si pasojë e Covid-19 mund të kemi më shumë se 3 milionë vdekje në të gjithë globin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!