Paralajmërimi i mjekes kineze: Numri i të infektuarve mund të rritet sërish në shifra shqetësuese

schedule15:57 - 23 Mars, 2020

schedule 15:57 - 23 Mars, 2020

Një nga ekspertet mjekësore më të mira në Kinë ka paralajmëruar vendin se mund të përballet me një përhapje të dytë të epidemisë.

Prej disa javësh tashmë në Kinë kurba e epidemisë ka qenë në rënie, por teksa numri i rastave “vendase” shkon drejt zerimit, raste të “huaja” po e sjellin sërish koronavirusin në vend.

Profesoresha Li Lanjuan, anëtare e ekipit të ekspertëve në Beijing për trajtimin e virusit, është shprehur se është shumë e shqetësuar se rastet mund të rriten sërish në shifra shqetësuese.

Komentet e saj vijnë pak pasi autoritetet e shëndetit në vend raportuan rastin e parë të dikujt që besohet ta ketë marrrë virusin nga një person që vinte nga jashtë shtetit.

Frika për një përhapje të dytë vjen në një kohë kur jeta në ish-epiqendrën e Covid-19 po kthehet drejt normalitetit pas izolimit dy-mujor.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Kinë janë regjistruar 39 raste të reja me koronavirus dhe kanë ndërruar jetë 9 persona. /abcnews.al/