Paralajmërimi i ministrit të Shëndetësisë: Spitalet në Kosovë janë të mbingarkuara, bëni kujdes

schedule09:43 - 19 Nëntor, 2020

schedule 09:43 - 19 Nëntor, 2020

Të premten bëhen një jave nga dita kur kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid. Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është shprehur se masat e reja anti-Covid janë duke u respektuar, sidomos pjesa e kufizimeve.

Ai deklaroi se ka një stabilitet më situatën e Covid-19 në vend, duke marrë parasysh rritjet e mëdha të infeksionit ditëve të fundit. Zemaj tha po ashtu se spitalet dhe personeli shëndetësorë tashmë janë të mbingarkuar.

“Masat janë duke u respektuar sidomos pjesa e kufizimeve, dhe kërkojmë që kufizimet që janë edhe ditën të respektohen, grumbullimet e panevojshme të eliminohen njerëzit ta shtojnë kujdesin dhe ne të shkojmë duke ulur infeksionin. Kemi një stabilitet kushtimisht ta quaj ashtu kushtimisht të këtyre ditëve të atyre ditëve të atij pragu të lakores, por ne duhet të kujdesemi. Spitalet tona dhe personeli shëndetësorë tash është i mbingarkuar nga rastet”. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!