Paralajmërimi i Lagarde: “Lufta e tarifave” Kinë – SHBA rrezikon ekonominë

schedule14:03 - 8 Maj, 2019

schedule 14:03 - 8 Maj, 2019

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard paralajmëroi se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina do të dështojnë në arritjen e një marrëveshjeje për sa i përket luftës së tarifave, ky do të ishte një kërcënim shumë i madh për ekonominë globale.

Fjalë mjaft të qarta ato rreth krizës së tarifave mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, të thëna nga drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Lagarde: negociatat tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës kërkojnë kohë, dhe dështimi i tyre është një kërcënim për ekonominë globale. Në një intervistë për Blumberg, Kristin Lagard, shprehet se tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit përbëjnë kërcënim. Dhe deklaratat e mesazhet në Tuiter kanë bërë më pak të mundur një marrëveshje mes dy kolosëve ekonomikë global.

Ministri francez i Ekonomisë shtoi se po ndiqte nga afër negociatat mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe shpresonte që të respektoheshin principet e transparencës. Ai u bëri apel të dyja palëve që të shmangin marrjen e vendimeve që mund të kërcënojnë dhe minojnë zhvillimin ekonomik global në muajt e ardhshëm. Sipas tij rritja e tarifave është një vendim negative për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinën, për zonën euro dhe Europën.

Kina ka bërë të ditur se negociatori kryesor tregtar i saj, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u takuar me homologët amerikanë këtë javë. Por pavarësisht kësaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë rritje të mëtejshme të tarifave për 200 miliard dollar produkte që vijnë nga Kina duke filluar nga e dita e premte. Vendimi, sipas administratës amerikane u mor pasi Pekini ka bërë hapa prapa në lidhje me premtimet e dhëna gjatë bisedimeve për të zgjidhur konfliktin ekonomik. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!