Duke i bërë thirrje gjithë shqiptarëve që të bëhen bashkë me studentët, Basha dërgoi një paralajmërim për politikanët. Ai theksoi se parlamenti ose do të pastrohet nga krimi, ose do të rrëzohet.
“Ngrihuni dhe bashkohuni me ta kundër padrejtësisë, kundër të keqes. E keqja mbrapset dhe mposhtet sa herë shqiptarët janë bashkë. Le të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë fund krimit të lidhur me politikën, ekonomisë së kapur nga kriminelët dhe oligarkët që janë bërë bashkë. Parlamenti shqiptar ose do të pastrohet nga krimi dhe t’u jepet qytetarëve ose do të rrëzohet”, tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike foli nga qyteti Studenti, ku u organizua një ceremoni në nder të Lëvizjes së Dhjetorit të vitit 1990./abcnews.al