Paralajmërimet e Trump, reagon shoqëria civile

schedule22:58 - 11 Prill, 2018

schedule 22:58 - 11 Prill, 2018

Grupe të shoqërisë civile në Shtetet e Bashkuara po bëhen gati për një protestë mbarëkombëtare, në rast se Presidenti Donald Trump do të shkarkojë hetuesin e posaçëm të “Russiagate”, Robert Mueller.

Shkarkimi i zotit Mueller do të ishte një sinjal i pastër se Trump vepron sikur të ishte mbi ligjin – thuhet në një deklaratë të grupimit MoveOn.org, që ka planifikuar 800 manifestime në Amerikë.

Nëse Presidenti çon në fund planin e tij, atëherë çdo shtet do të ketë të paktën një tubim me parullën “Askush nuk është mbi ligjin” dhe deri tani të paktën 320 mijë persona kanë garantuar pjesëmarrjen.

Trump do të nxisë protesta edhe nëse vendos të shkarkojë zëvendës prokurorin e përgjithshëm, Rod Rosenstein, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016.

Trump e ka kritikuar ashpër Mueller dhe paralajmëroi shkarkimin e tij pasi agjentët e FBI-së bastisën zyrat e avokatit të tij personal, Michael Cohen, pas një urdhëri të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!