Parakalimet e gabuara në autostradën “Tiranë-Elbasan”, gjobiten drejtuesit e mjeteve

schedule16:12 - 28 Prill, 2024

schedule 16:12 - 28 Prill, 2024

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka reaguar në lidhje me parakalimet e gabuara të automjeteve, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar dhe në kundërshtim me sinjalizimin rrugor, në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”.

Në një njoftim publik, uniformat blu bëjnë me dije se kanë vënë masën administrative 3 000 lekë të rinj për secilin automjet.

“Strukturat e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë kryer verifikimet dhe kanë vënë masën administrative 3 000 lekë të rinj për secilin automjet, bazuar në pikën 15, neni 146, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!