Shqipëria rekomandohet si një destinacion për tu vizituar gjatë verës .Platforma ndërkombëtare Travel and Towrs world analizon lehtësitë e lëvizjes me viza britanike dhe rekomandon disa vende që duhet të eksplorohen patjetër.Shqipëria konsiderohet një parajsë e pazbuluar për plazhin në Evropë .Në shkrim theksohet se bukuritë natyrore të Shqipërisë janë anashkaluar si pasojë e vendeve fqinje të cilat janë shumë të njohura për turizmin si Greqia apo Kroacia.Sipas Travel and Towrs world Shqipëria, , ofron një parajsë për ata që kërkojnë plazhet e qeta, vijat e thyera bregdetaredhe arkitekturë simpatike osmane. Pavarësisht nëse preferoni bregdetin dhe po pushoni në plazhin e Ksamilit rekomandohet edhe , ecja në natyrë përgjatë Alpeve Shqiptare, ose duke zbuluar qytetin e Beratit, Trashëgimi Botërore e UNESCO-s.Dhe të gjitha bukuritë e Shqipërisë mund të zbulohen pa pasur nevojë për një vizë të veçantë.
Vetëm në tre muajt e parë Shqipëria ka pritur 45 mijë e 600 turistë nga britania e Madhe ndërkohë që gjatë muajve të verës pritshmëritë janë për një fluks të shtuar vizitorësh drejt vendit tonë.
Ndërkohë që edhe buxheti i shtetit arkëtoi më shumë para prej turizmit dhe rezulton në periudhën janar-mars të ardhurat nga pushuesit arritën në 874 mln euro ose 86 milionë euro me shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Në 5 muaj Shqipëria pritti në total rreth 3.43 milion shtetatas të huaj. / abcnews.al