Paraja jashtë bankave/ Nivele rekord, rreth 3.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit

schedule15:42 - 11 Tetor, 2023

schedule 15:42 - 11 Tetor, 2023

Qytetarët shqiptarë vijojnë të përdorin paratë cash në masë. Statistikat e Bankës sëShqipërisë tregojnë se në gusht kanë qarkulluar 394.4 miliarde lekë jashtë institucioneve financiare.Kjo është shifra më e lartë e regjistruar gjatë këtij viti.

Tendenca e përdorimit të parave cash vijon të mbetet e fortë edhe pse institucionet financiare e qeveritare kanë ndërmarë një sërë nismash për të ulur paranë fizike në ekonomi.

Dy muajt e parë të këtij viti kanë qenë pozitivë pasi kanë nisur me stabilizim të qarkullimit të parave që përdoren në dorë.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në shkurt të këtij viti paraja jashtë sistemit bankar është vlerësuar rreth 385 miliardë lekë ose 2.4 miliardë lekë më pak në krahasim me janarin.

Ulja e përdorimit të parave Cash është shumë i rëndësishëm për ekonominë pasi ndikon në ulje të nivelit të informalitetit dhe ndikon në reflektimin e duhur të politikave të ndërmara nga qeveria Banka e Shqipërisë dhe ministria e Financave kanë ndërmarë një nismë për shtimin e numrit të llogarive për disa kategori personash.

Nëpërmjet projektligjit synohet të hidhet një nga hapat më të rëndësishëm në drejtim të garantimit të aksesit në shërbimet bankare për pjesën më të madhe të popullsisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!