Paraja “cash” i rikthehet rritjes,  kap nivelin 375.7 miliardë lekë

schedule15:25 - 25 Nëntor, 2022

schedule 15:25 - 25 Nëntor, 2022

Paratë që përdoren “cash” në Shqipëri vijojnë të pësojnë rritje të fortë. Sipas statistikave të bankës së Shqipërisë  në muajin tetor në ekonominë shqiptare janë përdorur 375.7 mld lekë jashtë sistemit bankar.

Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja rezulton se janë 17.7 mld lekë më shumë lekë që përdoren në dorë.

Ndërkohë nëse e krahasojmë me vitin 2002 periudhë kur banka e Shqipërisë ka nisur të nxjerë statistikat për përdorimin e “CASH” rritja rezulton me gati 3 fish.

Përdorimi i parave jashtë bankave është një shqetësim serioz si për Bankën e Shqipërisë po ashtu edhe për qeverinë.

Ekspertët e shpjegojnë rritjen e këtij fenomeni gjatë muajve të fundit  edhe me faktin e rritjes së çmimeve dhe të pasigurisë çka ka detyruar shumë qytetarë edhe biznese që të tërheqin paratë nga bankat për të plotësuar nevojat e përditshme.

Niveli i lartë i parave “cash” është një tregues për informalitetin në një ekonomi, por edhe një element kryesor i vendeve ku shoqëria është e pazhvilluar dhe të adhurat i kanë më të ulëta.

Sa më shumë para të përdoren jashtë kanaleve zyrtare aq më shumë favorizohet evazioni fiskal dhe pastrami i  parave nga aktivitetet e jashtëligjshme.

Ekspertë nga tregu financiar shprehen se normat e ulëta të interesit mund të kenë nxitur huadhënien informale, në kërkim të interesave më të larta.

Por, as interesat e ulëta nuk mund të justifikojnë plotësisht rritjen e fortë të parasë jashtë bankave, për një ekonomi që presupozohet  se duhet të ulë gradualisht nivelin e informalitetit. Ndërkohë që muajt e fundit ka pasur një rritje të interesave nga bankat çka duhej të favorizonte uljen e parasë që qarkullon “cash”.

PARAJA JASHTË BANKAVE

TETOR 2022              375.7 MLD LEKË

TETOR 2021         358 MLD LEKË

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!