Pedagogu dhe gazetari Ilir Yzeri mbrëmjen e sotme në “Provokacija” ka folur për letërsinë e realizmit socialist, si edhe rikthimit të rileximit të librave.
“Nganjëherë diktaturat e kalojnë diktatorin. Për shembull Enver Hoxha ndihmoi që të vendosej diktatura pastaj nuk kishte nevojë më. Ai u mbyll dhe nuk kishte më nevojë, diktatura vetë e kishte kapërcyer edhe atë. Dhe gjithashtu letërsia nganjëherë e kapërcen vetë sistemin dhe paradoksi më i madh vetë Kadare. Si ka mundësi që në këtë sistem terrori të lindë shkrimtari më i madh i të gjitha kohërave. Ky është paradoksi më i madh”. theksoi pedagogu.
Pedagogu sqaroi se realizmi socialist erdhi në Shqipëri si metodë letrare dhe se u mor i tëri si teori nga Bashkimi Sovjetik që më u instalua përmes shtypit të asaj kohë.
“Një vepër e ka jetën e saj në tre pjesë, autori që e shkruan, teksti i shkëputur nga autori dhe lexuesi. Pa lexuesin vepra nuk është e përfunduar, pasi imazhet nuk mund të realizohen nëse nuk i ky lexuesi”, u shpreh Yzeiri.
Ai u shpreh se realizmi socialist iu imponua shkrimtarëve pasi veprimtaria e shkrimtarit nuk ishte më e lirë. Yzeiri u theksoi se letërsia varet nga shkrimtari, ndërsa shtoi se ndonjëherë letërsia kapërcen vetë sistemin.
“Libri i parë që botohet pas biotiti 1944 është “Vjersha” një personazh i ardhur nga Bashkimi Sovjetik. Ndër tregimet e parë është “Nusja” i Fatmir Gjatës. Romani i parë është romani “Çlirimtarët” i Dhimitër Shuteriqit. Por tonin realizmit socialist ia japin poemat dhe deri diku edhe dramaturgjia. Por, një vepër që shënjuar metodën e realizmit socialist “të prerë”, ne nuk kemi”, u shpreh Yzeri.
Gjatë intervistës ai theksoi se letërsia ashtu si edhe arti vjen me një mesazh që ndryshon në kohë. Arti shprehet ai ka një funksion zbavitës.
“Arma më e fortë që kishte socializmi ishte fjala, propaganda”, u shpreh Yzeri./abcnews.al