“Parada e Pavarësisë”, Tirana bashkon shqiptarët nga të gjitha trevat shqipfolëse

schedule10:36 - 28 Nëntor, 2023

schedule 10:36 - 28 Nëntor, 2023

Shqipëria feston 111 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në Ditën e Pavarësisë, zhvillohet për herë të parë “Parada e festës së Pavarësisë”, në Tiranë, e cila bën bashkë shqiptarët nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Parada parashikohet të nisë me 100 nxënësit e “shkollës kombëtare koreografike”. më pas Marshimi do të nisë nga Sheshi “Nënë Tereza, për të vijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe për t’u përmbyllur në Sheshin Skendërbej.

Rreth 200 grupe artistike do të jenë të pranishëm, arbëreshët po ashtu që përfaqësohen nga 38 komuna grupe vallesh e këngësh. Pritet që të këtë event të jenë të pranishëm rreth 5 mijë persona.  Ndërsa moti nuk është i favorshëm, reshjet nuk i kanë ndalur qytetarët të bëhen bashkë sot, për të festuar në këtë ditë të rëndësishme në Tiranë.

/abcnews.al/