Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paraburgimi, jo më masë e parë/ Nura: “Faturat” e masave dispropocionale të paraburgimit i paguan qytetari

schedule23:43 - 9 Prill, 2026

schedule 23:43 - 9 Prill, 2026

TIRANË- Gjykata e Lartë pritet të ndryshojë praktikën për vendosjen e masave të sigurisë nga gjykatat, duke mos nisur direkt nga masa më e rëndë arrest në burg, siç është bërë deri tani.

Praktika e re do të detyrojë gjyqtarët që para se të shkojnë tek paraburgimi, të sjellin fakte e prova për domosdoshmërinë e saj dhe të arsyetojnë në mënyrë të individualizuar përse masat e tjera nuk janë të përshtatshme.

Kolegjet e bashkuara diskutuan nevojën e këtij ndryshimi që vjen si domosdoshmëri e ndryshimeve ligjore të 2017 dhe Konventës së të Drejtave të Njeriut.



Gazetari i njohur Artur Nura, i ftuar në emisionin e “Ora e Fundit” u shpreh se ky është një hap i vonuar, por gjithsesi i duhur.

Ai pohoi se kur prokurori ngre një akuza për një çështje të caktuar, ai fillimisht duhet të marrë në shqyrtim interesin publik. Sipas Nurës, masat e paraburgimit sidomos kur ata janë dispropocionale janë kosto të shtuara për buxhetin e shtetit.

“Më mirë vonë sesa kurrë, fakti që u kujtuan është mirë. Masa e paraburgimit është një kosto ekonomike për shtetin.

Bëhet djalë për çështje të vogla penale, për sasi droge të vogla për përdorim vetjak, ku qytetari shkon e bën disa vite burg. Këto janë kosto publike, që i paguan vetë qytetari.

Kur prokurori flet për interesin publik duhet ta bëjë këtë në 360 gradë. Edhe gjykatësit duhet ta kenë në vëmendjen interesin publik.

Ky vendim i sotëm do të bëjë të reflektojnë të gjitha palët. Kjo krijon standard. Me këtë hap, individët prokurorë dhe individët gjyqtarë tashmë do të jenë të detyruar të respektojnë një standard të ri.”, theksoi gazetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!