Aktori rus Igor Guzun, i cili ka luajtur disa herë në rolin e Josif Stalin, si për kineastët rusë ashtu dhe për regjizorët e huaj, ka përfunduar i pastrehë dhe tashmë qëndron në një strehë sociale.
Pavarësisht popullaritetit të jashtëzakonshëm dhe famës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, aktori nuk mund të ketë një apartament të tijin, pasi me pesë martesa të dështuara, ai ua ka lënë shtëpitë gjithnjë ish bashkëshorteve të tij.
Fillimisht Guzun përfundoi në një sallë pritjeje në aeroport dhe më pas në rrugë.
Aktori tashmë ka fituar epitetin e “Stalinit të popullit”.
Disa vizitorë në një azil për të moshuar, që kishin parë Stalinin e vërtetë në jetë, mendojnë se Guzun është sozia perfekte e liderit sovjetik.
Sot, për shkak të pandemisë së Covid-19 është e ndaluar që të strehohen persona të rinj në azilet për të moshuar e gjithësesi nuk kishte vende të lira.
Por drejtoresha ka vendosur të pranojë aktorin me iniciativën e saj duke e vendosur në divanin e zyrës së saj; pasi kishte parë historinë dhe fotografitë e tij në rrjetet sociale.
Kjo sepse Stalini i Popullit nuk i ka kërkuar asnjëherë ndihmë askujt./abcnews.al