Para pak javësh rinovoi kontratën, sulmuesi njofton befasisht largimin nga Egnatia

schedule16:26 - 15 Korrik, 2021

schedule 16:26 - 15 Korrik, 2021

Para disa javësh Egnatia njoftoi se ka rinovuar me sulmuesin Dren Gashi edhe për një tjetër sezon, duke e bërë pjesë të Superiores në edicionin e ri.

Por sot gjithçka është anuluar dhe është vetë sulmuesi që njofton se nuk do të jetë pjesë e Egnatias, duke ndërprerë kështu kontratën, pa shpjeguar arsyen e këtij divorci.

 

27-vjeçari nga Kosova në fakt ishte rezervë sezonin e shkuar për trajnerin Magani, duke zbritur në 21 ndeshje në fushë, por vetëm 3 prej tyre i nisi si titullar. Ai shënoi vetëm 1 gol.

POSTIMI I GASHIT – Faleminderit KF Egnatia. Dua të njoftoj që nuk do të jem më pjesë e klubit më të ri në Superiore, KF Egnatia. “Luftën” që nisëm e arritëm së bashku me stafin presidencial, stafin teknik, lojtaret.

Po ashtu tifozët dhe dua t’ju falenderoj gjithsecilit nga ju për respektin, emocionet dhe besimin maksimal që më keni dhënë gjatë gjithë kampionatit! Ju dëshiroj fat në Superiore dhe të arrini majat e futbollit shqiptar apo edhe me tutje! /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!