Para kryesisë, Alibeaj mblodhi sekretariatin: Të mos shkelet vija e kuqe e rezolutës

schedule19:40 - 23 Mars, 2022

schedule 19:40 - 23 Mars, 2022

Për herë të parë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka mbledhur kryesinë e Partisë Demokratike. Përpara mbledhjes me anëtarët e kryesisë, kryetari i Alibeaj ka zhvilluar një mbledhje me sekretariatin e partisë. Në fokus ka qënë situata e brendshme në PD. Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se ai u ka prezantuar rezolutën e miratuar nga grupi parlamentar. Të gjithë kanë rënë dakord që të mos lëshohet pe te vija e kuqe e kësaj rezolute. “Pika 2, vija e kuqe”. Kjo pikë lidhet me faktin se Berisha s’duhet të marrë pjesë në forumet e larta të PD dhe as të mos jetë një nga kandidatët për kryetar në zgjedhjet e reja.

Në mbledhje e kryesisë po diskutohet mbi situatën e brendshme në parti, ndërsa njoftimin e ka bërë me dije sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Deputeti Helidon Bushati në mbledhjen e kryesisë ka kërkuar që për bashkimin e demokratëve, si fillim duhet të zhveshin godinën nga fortifikimi dhe të hiqen dyert e blinduara. Pikërisht kjo temë ka sjellë debate mes tij dhe Kryetarit të Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana. Gjana ka propozuar që t’u kthehen vendimeve të mëparshme të 9 shtatorit, 18 nëntorit, 8 janarit. Në mbledhjen e  Kryesisë të nisur prej rreth 1 ore, Gjana tha se në një moment të dytë të mendohet për negociata me Rithemelimin.

Kjo mbledhje vjen pas dorëheqjes së Bashës si kryetar i PD-së, 2 ditë më parë. Vendimi i Bashës erdhi pas humbjes së PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku doli forcë e tretë.

/abcnews.al