Para dy muajsh u kthye nga Anglia, kush është 42-vjeçari që alarmoi policinë në Shkodër

schedule11:01 - 7 Tetor, 2022

schedule 11:01 - 7 Tetor, 2022

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin e pretenduar në orët e para të mëngjesit sot në rrugën Shkodër-Vau i Dejës ndaj 42-vjeçari Armand Babaj.

Abc mëson se Babaj është nga Mjeda, Bashkia Vau i Dejës, ndërsa ka  vetëm dy muaj që ishte kthyer nga Anglia në Shqipëri.

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet drejt një makine

Babaj e ka raportuar vetë në polici atentatin, ndërsa ka dëshmuar se nuk ka arritur të shohë autorin që qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij.

Për fat të mira nga të shtënat ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Sakaq bëhet me dije se në makinë ka shenja plumbash, ndërsa nuk janë gjendur ende gëzhojat.

Babaj rezulton person pa precedent penal. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al/