Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Para 30 vitesh parkim ndotjeje makinash”, Rama ndan pamjet e parkut “Dua të luaj” në Shkodër: Një vend për fëmijët e familjet

schedule18:57 - 15 Shtator, 2025

schedule 18:57 - 15 Shtator, 2025

Një hapësirë dikur e mbuluar nga makina të braktisura, mbetje ndotëse dhe relikte të proceseve gjyqësore, është shndërruar sot në një park modern për komunitetin e Shkodrës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e transformimit në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë projekt si një rikthim të jetës në një zonë të harruar prej dekadash.

Parku “Dua të luaj” ofron ambiente argëtimi dhe rekreacioni për fëmijët, familjet dhe qytetarët e të gjitha moshave. Ky zhvillim vjen si fryt i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Aty ku për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje makinash të mbetura si “prova” nga proceset gjyqësore, sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete, me parkun “Dua të luaj”, një vend për fëmijët e familjet me mundësira argëtimi e rekreacioni për të gjitha moshat. Kjo risi e bukur për Shkodrën vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, ka shkruar kryeministri Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!