Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Paqja në Lindjen e Mesme, ende larg”, Qirjazi: Izraeli në mënyrë konsistente po sulmon Libanin

schedule21:24 - 9 Qershor, 2026

schedule 21:24 - 9 Qershor, 2026

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, u shpreh skeptik lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të shpejtë paqeje në Lindjen e Mesme, pavarësisht deklaratave optimiste që janë bërë së fundmi.

Sipas Qirjazit, deklaratat e presidentit Trump për një paqe të mundshme duhet parë me kujdes, pasi aktualisht nuk ka sinjale të qarta që tregojnë se një marrëveshje mund të konkretizohet në ditët e ardhshme.

Qirjazi theksoi se situata mbetet e tensionuar edhe për shkak të zhvillimeve në frontin libanez. Sipas tij, sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Liban përbëjnë një faktor që e komplikon procesin e de-përshkallëzimit dhe rrit pakënaqësinë e Iranit.



“ Trump po shet potencialin e një paqeje të mundshme në vijim. Nuk besoj se ka marrëveshje për 2 ditët në vijim. Është një ushqim me lugë bosh për publikun dhe ka shumë indikatorë që lufta do të vijojë.

Është thënë shumë herë nga Trump se do të ketë paqe. Kemi Izraelin që në mënyrë konsistente po sulmon Libanin dhe një qytet të madh ka filluar të dalë në veri, dhe kjo e zemëron Iranin, sepse një prej kushteve është ndalimi i luftimeve në Liban.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!