Janë mbyllur dy sfidat Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani. Në Korccë, nuk pati asnjë gol, ndërsa Partizani dhe Vllaznia u ndanë me rezultatin 3-1.
Skënderbeu ishte më ngulmues në Korçë dhe rrezikoi në dy momente me Pollozhanin dhe Bregun, ndërkohë që në fillim iu anulua edhe një gol i shënuar nga mbrojtësi Meksi. Me shumë mundësi do të ketë edhe polemika për pozicionin jashtë loje të akorduar nga anësori. Në pjesën e parë në Korçë nuk pati asnjë gol. E dyta nisi me të njëjtin ritëm, me të dyja skuadrat që luajtën të kujdesshme dhe që ishin cinike në sulm. Kukësi pati disa momente të mira në krahun e majtë me Abazajn, por goli mungoi për të dyja skuadrat, që në përfundim të 90 minutave, ndanë nga një pikë.
Në Shkodër, Partizani arriti të shënonte i pari me anë të braziliani William Cordeiro. Anësori i “demave” shfrytëzoi gabimin e portierit Sherri dhe shënoi. Vllaznia ia doli të shënonte katër minuta më pas. Krymi, pasi portieri Hoxha nuk e largoi si duhet topin e gjuajtur nga Gilman Lika, shënoi dhe “Loro Boriçi” shpërtheu në festë. 1-1 u mbyllën 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë, ritmi i lojës ra ndjeshëm dhe të dyja skuadrat luajtën të kujdesshme. Pati edhe pretendime nga Vllaznia për penallti, ndërsa minutat e fundit ishin shumë të tensionuara. Madje, gjatë zëvendësimit, sulmuesi Solomon është goditur me shishe nga të pranishmit në stadium. Pas 90 minutave, skuadrat po shkonin drejt barazimit, por dy gola të shpejtë nga Cinari dhe Asani në sekondat e fundit i dhanë tri pikët “Demave”, që ngjiten në kuotën e 14 pikëve dhe parakalojnë Vllazninë në renditje./abcnews.al
Superiore, java 8
Skënderbeu – Kukësi 0-0
SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Gripshi (Mara 84′), Daja, Taipi, Ndecky, Bregu, Krasniqi (Oto Xhon 58′). Trajner: Ilir Daja
KUKËSI: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Kitanovski, Musolli, Limaj (Camara 47′), Ethemi (Kotobelli 46′), Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro
Kartonë të verdhë: Dita 74′ / Teqja 28′, Lima 45′, Kotobelli 46′, Kitanovski 72′
Vllaznia – Partizani 1-3
Krymi 18′ / Cordeiro 14′, Cinari 90′, Asani 90′
VLLAZNIA: Sherri, Gligorov (Walusindi 55′), Malota, Shehi, Gurishta, Ramadani, Krymi, Hygor (E. Dos Santos 74′), Marku, Lika, Shtubina (Kruja 66′). Trajner: Mirsad Jonuz
PARTIZANI: Hoxha, Mala, Belica, Boldor, Trashi, Telushi, Broja (Idrizaj 70′), Kote (Asani 50′), Cordeiro, Çinari, Solomon (Bardhi 79′). Trajner: Franco Lerda
Kartonë të verdhë: Marku 9′, Krymi 36′, Ramadani 61′ / Broja 22′