Në Shkodër pati më shumë debate me gjyqtarin, ndërsa gola fare. Vllaznia e Dinamo u ndanë në barazim 0-0 në “Loro Boriçi”, në sfidën e javës së 29-të të Superligës, që duke u kombinuar me barazimin e një dite më parë mes Elbasanit dhe Egnatias, lanë gjithçka siç ishte në krye të renditjes.
Skuadra kuqeblu pretendoi të paktën dy herë për penallti, ndërsa nuk iu akordua asnjëra, e blutë nga kryeqyteti u dukën më të rrezikshëm.
Ndryshe nga gjithë këto javë, e ashtuquajtura “nëndetësja” ishte shumë më e qartë në lojë dhe krijoi më shumë raste sesa vendasit, sidomos në pjesën e parë. Gjithsesi, tundje rrjete nuk pati. Me shumë më tepër ngjarje sfida në Durrës.
Në “Niko Dovana”, Teuta vendase dhe Partizani e mbyllën gjithashtu në barazim, por veçse me katër gola. Shifrat 2-2 erdhën pasi të kuqtë kaluan të parët në epërsi me anë të sulmuesit të tyre kryesor, Skuka, në 16’.
Teuta e trajnerit Dobi barazoi gjithashtu në pjesën e parë kur në 36’ realizoi Zogos. Kryeqytetasit pretenduan për penallti, për një duel në zonë në të cilin Skuka u rrëzua, por edhe në këtë rast nuk pati ndëshkim maksimal kundër durrsakëve.
Bregdetasit gjetën avantazhin me të nisur pjesa e dytë, dhe sërish Zogos realizoi në 48’. Gjithsesi, Partizani që po luante pa trajnerin Kërnaja të pezulluar, tregoi sërish karakter duke barazuar në 54’ kur shënoi Bytyçi.
Pas 29 javësh, Vllaznia dhe Elbasani kryesojnë me nga 53 pikë, Elbasani I ndjek me 51, Partizani ka 44 pikë, Dinamo 40 dhe Teuta 38 pikë.


