Paqe mes BE dhe SHBA

schedule14:22 - 26 Korrik, 2018

schedule 14:22 - 26 Korrik, 2018

Rikthehet paqja mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump dhe Juncker kanë rënë dakord që të punojnë sëbashku për të arritur një marrëveshje për të hequr tarifat dhe pengesat tregtare.

“Është një ditë e madhe, bashkë me Juncker kemi nisur një fazë të re të marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Bashkimit Europian”.

Kështu është shprehur Donald Trump, duke nënvizuar se është arritur një akord për bashkëpunim.

“Jemi dakorduar para se të gjithash për të punuar sëbashku për arritur objektivin zero tarifa, zero barriera tregtare dhe zero subvensione për mallrat industrial që nuk janë automjete”, u shpreh presidenti amerikan duke folur sëbashku me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.

“Negociatat sapo kanë filluar, por tani e dimë shumë mirë se ku po shkojmë”, nënvizoi presidenti amerikan.

Duhet se është arritur një armëpushim mes Donald Trump dhe Europës. Juncker kishte mbërritur në Shtëpinë e Bardhë me shpresën për të ulur tensionet tregtare me SHBA-të që rrezikonin marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ndërkohë, disa kohë më parë, Trump e kishte përkufizuar presidentin e Komisionit të Bashkimit Europian si “një person shumë inteligjent dhe të ashpër”.

Gjithashtu e kishte etiketuar si një “vrasës”, duke folur dhe për BE-në si një armik të Shteteve të Bashkuara. Juncker nuk i harroi këto fjalë dhe përpara telekamerave ka rikujtuar se Europa dhe Amerika janë dy vende mike dhe jo armiq.

“Duhet të flasim mes nesh dhe duhet të punojmë sëbashku”, u shpreh kreu i ekzekutivit të BE-së, duke përçuar një mesazh të qartë presidentit amerikan: veprimet e njëanshme lidhur me tarifat çojnë vetëm në përshkallëzimin e situatës, gjë e cila nuk i bën mirë askujt, madja as ekonomisë dhe punonjësve amerikanë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!