“Paqe, diplomaci dhe unitet”/ Macron: Duhet të punojmë kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave

schedule13:35 - 16 Maj, 2025

schedule 13:35 - 16 Maj, 2025

Tiranë- “Paqe, diplomaci dhe unitet”, ishte kjo thirrja e presidenti francez Emmanule Macron në fjalën e tij të Samitin e mbajtur në Tiranë.

Po ashtu u shpreh se do të duhej të ndërtohej një koalicion shtet e organizatash ndërkombëtare për të luftuar trafikun edhe në porte dhe lumenj.

Unë shpresoj që fort të ketë një traktat paqe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Dhe ne e mbështesim këtë gjë. Më tej Duhet mbështetur Moldaiva ndaj agresionit të përditshëm nga Rusia dhe duhet mbrojtur në raport me zgjedhjet e ardhshme se e dimë sa ndërhyrje ka. Po ashtu është me rëndësi që ne mbështesim përparimet. Njerëzimi, Kina, India, kOnindeti afrikan, Lindja e Mesme të gjithë i kanë sytë nga ne. Ne nuk mund ta bëjmë këtë nëse mbetemi të heshtur në raport me Gazën.

Na duhet paqe, demokraci, unitet për demokracinë tonë, Për të qenë të besueshëm na duhet një reagim i përbashkët. Pra Evropa ka shumë më rëndësi sot, sa i takon trajtimit të sigurisë tonë. Pra duhet t’i sjellim siguri njerëzve tanë, sa i përket emigracionit të paligjshëm, apo trafikimeve që bëhen. Do doja të ndërtonin në koalicion për të luftuar trafikun edhe në porte. I gjithë ky trafikim është i ndërlidhur dhe na duhet bashkëpunim konkret për sigurinë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!