Paqe apo luftë në Ukrainë? Ekspertët: Trump po përpiqet të jetë mbi palët. Do të jetë më radikal se Biden, nëse Putin tregohet kokëfortë

schedule22:37 - 23 Janar, 2025

schedule 22:37 - 23 Janar, 2025

Një ditë pas betimit si president i SHBA, Donald Trump i përcolli një mesazh të fortë homologut rus Vladimir Putin, duke i thënë se po shkatërron vendin, duke mos negociouar për paqen në Ukrainë.

Duke diskutuar deklaratat e presidentit të ri amerikan në “360 gradë”, eksperti i sigurisë Xhavit Shala deklaroi se Trump është distancuar nga politikat e Biden dhe po përpiqet të jetë mbi palët.

Për kapitenin Artur Meçollari, mund të arrihet armëpushim por që të përfundojë lufta është pak e vështirë. Sipas tij, një gjë e tillë do të ndodhë vetëm nëse ushtrohet presion i madh ndaj Rusisë.

Ndërkohë, ekspeti i gjeopolitikës Kreshnik Osmani shprehet se Trump do të tregohet radikal nëse Putin tregohet kokëfortë.

Pjesë nga diskutimi:

Xhavit Shala: Ekipi i Trump ka bërë një strategji. Ka një plan. Në një tweet ai përmend se Rusia duhet të bëjë marrëveshje sepse po shkon drejt fundit. Gjithsesi, ai në atë teeet i bën elozhe Putin dhe Rusisë. Duket se në fillim do të përdorë thirrje të hapura që Putin të ulet në bisedime dhe nëse nuk pranon, do të vazhdojë me metoda të tjera, me sanksionet ekonomike. Trump është mbi palët. Ky tashmë po e quan veten të distancuar nga politikat e Biden dhe prandaj po përpiqet që të jetë mbi palët. Rusia nuk do ta pranojë si diktat amerikan, por si ftesë për të biseduar. Trump u bëri thirrje dhe aktorëve të tjerë për t’i bërë presion, si rasti i Kinës.

Artur Meçollari: Mund të vendoset armëpushimi në një moment të caktuar, por që të vendosësh paqe në atë rajon, duket ndërmarrje pak e vështirë nëse nuk i bën presionin më të madh atij që është më i fortë. E para, është operacion psikologjik se jemi prezent. E dyta, kohët e fundit, Rusia ka bërë veprime hibride të sabotazhit. Përveç operacionit psikologjik me anijen spiune. Dyshoj se dy janë elementet që kërkon të zhvillojë kjo anije, operacioni psikologjik dhe e dyta, mashtrimi, që të tërheqë flotën britanike në këtë drejtim. Ka një deklaratë të Trump, ato që kam parë në janë të rrezikshme. Duket që ka problem me agjencitë ligjzbatuese në Amerikë, përfshirjen e tyre.

Dritan Goxhaj: Nuk e shoh si kërcënim por shoë. Tregon se aktualisht nuk ka asnjë plan konkret. Në realitet është bërë palë me Putin se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndalon ndihmën e SHBA për të gjithë vendet e huaja. Kemi një marrje qëndrimi pro Rusisë. Kjo që bën është thjesht show gjoja se po bën presion, por në realitet është diçka tjetër.

Kreshnik Osmani: Besoj në përkufizimin milimetrik që i kanë bërë britanikët, Rusia është e rrezikshme por thelbësisht e dobët. Pavarëisht se Britania nuk është më ajo që ka qenë, ka vetëm 80 mijë trupa, por nuk është vend humorist. Trump e kam thënë që askush të mos presë dhuratë nga Trump për Putin, ai është duke luajtur lojën e tij në mënyrën amerikane, me stil hollivudian, lojë të fortë pokeri ku rrallëkush është në gjendje të kuptojë se cili është niveli i bllofimit, por e sigurt është që amerikanët dhe Trump kanë përgatitur një goditje të fortë nëse Putin do të ngulë këmbë. Besoj se ka një paradakordësi të heshtur, jo të shkruar, pa terma. Një para dakordësi në frymë. Është shprehur fillimisht për të shkruar drejt një bisedimi, por kjo s’do të thotë se fuqia e Putinit për ta shpartalluar Zelenskyn, pamundësia e Zelenskyt për ta mposhtur Putinin, nuk duhet ta çojë Putin në opsionin që Trump do t’i bëjë dhuratë atij. Trump ende nuk ka dhënë mendim të qartë për të treguar se cili është plan i tij përveç sanksioneve se Rusia është shteti me më shumë sanksione në botë dhe se si do të ndikojnë sanksionet e reja…Besoj të jemi të sigurt se Trump do të jetë më radikal se Biden me Putin nëse do të tregohet kokëfortë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!