Papa Françesku ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Lajmi u bë me dije nga zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.
Në një deklaratë për shtyp, Bruni konfirmoi që brenda programit të vaksinave të Vatikanit, doza e parë e vaksinës Covid-19 i është injektuar Papa Françeskut.
Selia e Shenjtë ka konfirmuar 27 raste me koronavirus, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Papa, 84-vjeçar në mesazhin e tij të fundit për Krishtlindje tha se vaksinat e koronavirusit duhet të jenë në dispozicion për të gjithë, edhe për vendet e varfra./abcnews.al