Gjatë lutjes së tij në Lampeduzë, Papa Francesku e ka përqëndruar vëmendjen e tij tek emigrantët. Ai i cilësoi ata si qënjie njerëzore që janë lënë mënjanë nga shoqëria e globalizuar.
“Lutem për emigrantët, për të fundit që i kërkojnë ndihmë Zotit për t’u çliruar nga të këqijat. Janë të mashtruarit e fundit dhe të braktisurit që vdesin në shkretëtirë.” Kështu u shpreh ndër të tjera Papa Francesku, gjatë vizitës së tij në Lampeduzë, duke shtuar se ata torturohen dhe abuzohen në qendrat për emigrantë.
Gajtë ceremonisë së lutjes për gjashtë vjetorin e Lampeduzës, Papa Francesku përqendroi vëmendjen e tij tek emigrnatët për të cilët Jezusi kërkon përkujdesje dhe dashuri. Më tej ai shtoi se periferitë e qyteteve janë të populluara nga njerëz që diskriminohen, abuzohen dhe shfrytëzohen. Por Papa Francesku theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për emigrantët por kryesisht për qëniet njerëzore që lihen mënjanë nga shoqëria e globalizuar. /ABC News Albania 24/7