Shqetësim në Vatikan për shëndetin e Papa Françesku, dërgohet në spital

schedule12:51 - 28 Shkurt, 2024

schedule 12:51 - 28 Shkurt, 2024

Papa Françesku u dërgua sot në spitalin Gemelli në Romë pas një auditori të përgjithshëm të mbajtur në Vatikan për një ekzaminim mjekësor sipas mediave në Itali.

Gjatë fjalës së tij para auditorit, Papa tha se ai nuk ishte shëruar plotësisht pasi reduktoi orarin e tij gjatë ditëve të fundit për shkak të disa simptomave të ngjashme me gripin.

“Jam ende pak i ftohur, prandaj i kërkova Imzot Ciampanelli-t të lexonte katekzën e sotme”, u shpreh Papa. Edhe në audiencën me armenët tektsin e përgatitur nuk e lezoi vetë por ia besoi bashkëpunëtorit të tij.

Pas miratimit të mjekëve, ai pritet të kthehet në Casa Santa Marta në Vatikan. Me të janë infermierja e tij personale e besuar Massimiliano Strappetti dhe disa truproja.

Sot në mëngjes Papa shkoi në sallën Pali VI për audiencën e përgjithshme pas gripit të lehtë që e kishte detyruar të shtynte disa angazhime të tij ditët e fundit.

Ai hyri në sallë me karrocë me rrota i shoqëruar nga një asistent. Papa ia besoi leximin e tekstit të përgatitur njërit prej bashkëpunëtorëve të tij, mon. Filippo Ciampanelli.

Papa po ashtu anuloi takimet të shtunën dhe të hënën për shkak të gripit, por u shfaq si zakonisht për bekimin e së dielës nga dritarja me pamje nga sheshin e Shën Pjetrit.

Në vitin 2020, pikërisht kur pandemia e koronavirusit goditi Italinë,  papa pësoi një ftohje të rëndë që e detyroi të anulonte disa ditë audienca zyrtare dhe pjesëmarrjen e tij në shërbesa.

Papa argjentinas kishte hequr një pjesë të një mushkërie kur ishte i ri për shkak të një infeksioni respirator dhe në vitin 2021 iu hoq një pjesë e zorrës së trashë për shkak të një inflamacioni të zorrëve.

Ai ka përdorur një karrige me rrota dhe bastun që nga viti i kaluar për shkak të tendosjes së ligamenteve të gjurit dhe një frakture të vogël të gjurit që e kanë vështirësuar ecjen dhe qëndrimin në këmbë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!