Papa Francesko ndalon shitjen e cigareve në Vatikan

schedule14:22 - 9 Nëntor, 2017

schedule 14:22 - 9 Nëntor, 2017

Papa Françesko ka vendosur të ndalojë shitjen e cigareve ndaj nëpunësve, besimtarëve dhe diplomatëve brenda qytetit të Vatikanit. Kjo masë do të zbatohet që nga fillimi i 2018-ës. Duke parë që duhani është një biznes që ka lulëzuar në shtëpitë e Selisë së Shenjtë, zëdhënësi i Vatikanit, Greg Burke shprehet: “Asnjë përfitm nuk mund të jetë legjitim nëse vendos në rrezik jetën e qytetarëve”.

Ndërsa më tej ai shton: “Motivi i vendimit është shumë i thjeshtë: Selia e Shenjtë nuk mund të bashkëpunojë me një veprim që dëmton qartë shëndetin e qytetarëve”.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, çdo vit duhani bëhet shkak për vdekjen e mbi 7 milionë personave në gjithë botën. “Cigaret, që u shiten nëpunësve dhe pensionistëve të Vatikanit me një çmim të ulët, ishin burim përfitimi për Selinë e Shenjtë”, nënvizon zëdhënësi i Vatikanit./abc news