Panucci mendon se Real Madrid ka gabuar me shitjen e Theo Hernandez

schedule11:35 - 23 Mars, 2022

schedule 11:35 - 23 Mars, 2022

Ish-mbrojtësi i Real Madrid, Christian Panucci, ka folur për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e klubit në një intervistë për “AS”.

Panucci ishte titullar me Realin dhe gjithashtu fitoi një titull të Ligës me skuadrën.

“Real Madrid po e menaxhon listën e tyre shumë mirë, ata kanë një trajner të madh, Ancelottin. Ata janë duke udhëhequr tabelën e La Liga dhe arritën të mposhtnin PSG me përmbysje duke e eliminuar nga Champions.”

Ai gjithashtu u pyet në lidhje me Mbappen.

“Nuk e di nëse ai do të vijë, por nëse e bën ai është me siguri një lojtar i top treshes në botë, ai patjetër do të përmirësonte ekipin dhe do të bëhej lojtari më i mirë në botë në Madrid”, shpjegoi ai.

Më pas, ish-tekniku i kombëtares shqiptare, shpjegoi se përse ai mendon se klubi bëri një gabim kur vendosën të shesin mbrojtësin e majtë, Theo Hernandez, i cili tashmë është bërë lojtari më i rëndësishëm i ekipit të Milanit.

“Po, ata padyshim që bënë një gabim me Theon sepse mendoj se ai është thjesht mbrojtësi i majtë më i mirë atje. Ndonjëherë duhet të marrësh një vendim dhe Theo është bërë më i miri i dy-tre viteve të fundit”, përfundoi ai./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!