Paniri i 25-të i librit, rënie e leximit dhe ulje tirazhesh

schedule15:51 - 14 Nëntor, 2022

schedule 15:51 - 14 Nëntor, 2022

Nën moton “Ne jemi të gjithë lexues” mbahet edicioni i 25 i panirit të librit. Inflacioni i çmimeve prek ndjeshëm librin. Rënia e leximit, reflektohet në ulje tirazhesh, e rritje çmimesh.  Kjo situatë gri e librit pranohet edhe nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila i delegon përgjegjësitë tek institucionet shtetrore.

Paniri i përvitshëm i librit mbledh bashkë 85 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Sipas Kryetarit të shoqatës, Petrit Ymeri, edhe në këtë panair do të ketë zbritje çmimesh dhe disa aktivitete që do kenë në qendër kryesisht të rinjtë dhe fëmijët.

Panairi do të organizohet në mjediset e Pallatit të Kongreseve, nga datat 16-20 nëntor. Aty nuk do të mungojnë takimet me shkrimtarë, poetë, përkthyesë, ku lexuesit do të njihen me botimet e reja. Ndërkohë që përmbyllja e festës së librit do të jetë me çmimet letrare të panirit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!