Panik dhe ankth në ndeshjen mes Egnatias dhe Tiranës. Lot në fushë, pasi një përplasje mes Qefalijës dhe Hamzat solli panik.
Lojtarët e dy skuadrave kërkuan që të ndërhynte ambulanca. Qefalija mbeti i gjakosur në fushë.
Loja u ndal dhe i riu i Tiranës u transportua për në spital, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Te Tirana lojtarët ishin shumë të prekur, madje portieri Bekaj u pa edhe në lot. Loja filloi me disa minuta vonesë, pasi u mor vesh që gjendja e Qefalisë është më e mirë. / abcnews.al