Pasditen e së mërkurës, që sapo lamë pas, në media u njoftua se qendërmbrojtësi i Inter dhe Kombëtares italiane, Alessandro Bastoni la grumbullimin për sfidat e nëntorit pas një dëmtimi që pësoi në pulpë, mirëpo fillimisht nuk u zbulua asgjë mbi kohëzgjatjen e rikuperimit apo se sa i rëndë ishte dëmtimi.
Këto detaje janë mësuar mesditën e kësaj të entjeje dhe lajmet nuk janë aspak të mira, sidomos për teknikun e “zikaltërve”, Simone Inzaghi, i cili tashmë duhet të qëndrojë për disa kohë pa shërbimet e “më të mirit” të prapavijës, teksa sipas raportimeve më të fundit, Bastoni do të qëndrojë 1 muaj larg fushave të blerta.
Kështu, tekniku italian merr një lajm tepër të “hidhur”, përpara 2 sfidave tepër vendimtare, në luftën për titullin kampion, atë ndaj Juventus, më 26 nëntor dhe ndaj kampionëve të fuqi të Napoli-t, më 3 dhjetor, teksa shpresa e vetme për “zikaltërit” është që Bastoni të kthehet para 17 dhjetor, ku në “Stadio Olimpico”, Inter do të sfidojë “shqiponjat” e Lazio. /i.m /abcnews.al