“Pandëshkueshmëria, problem për rajonin”, analisti: Drejtësia në Shqipëri po jep rezultate

schedule16:37 - 23 Tetor, 2023

schedule 16:37 - 23 Tetor, 2023

MAQEDONI E VERIUT- Analisti nga Shkupi, Xhelal Neziri, duke analizuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri tha se reforma e ndërmarrë në sistemin e drejtësisë ka nisur të japë rezultate konkrete. Gjatë intervistës së dhënë për Ballkan Update , Neziri theksoi se në Maqedoninë e Veriut sistemi i drejtësisë në Shqipëri, po merret dhe analizohet si shembull suksesi.

Ai tha se Maqedonia e Veriut ka dështuar të realizojë një reformë në sistemin gjyqësor dhe për këtë përmendi rastin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, i cili arrti të largohet nga vendi dhe të gjejë azil politik në Hungari.

“Ka një dallim mes Shqipërisë dhe RMV në kuptimin e efikasitetit të sistemit gjyqësor. Shqipëria e ka kaluar me sukses procesin e vettingun dhe në këtë proces e po jep rezultate. Në RMV kishte tentim për krijimin e një prokurorie speciale, e ngjashme me SPAK në Shqipëri,  mirëpo, fatkeqësisht u korruptua edhe vetë kjo prokurori dhe si e tillë u shpërbe. Shqipëria po debatohet në Maqedoninë e veriut, se si luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe si vetting në gjyqësor, tashmë po jep rezultatet. Ju përmendet Gruevksin, edhe pse u hapën disa raste, ai arrit të ikte në Hungari duke fituar azil dhe duke u bërë i pakapshëm nga drejtësia”, tha ai.

Ai theksoi se ka ardhur koha, që personat e konsideruar si të fortë dhe të paprekshëm duhet të ndihen të rrezikuar nga drejtësia. Sipas tij, problemi më i madh në Ballkan është “pandëshkueshmëria e personave” që kanë patur imunitet politik.

“Ashtu si bëhet integrimi në BE, do të jenë gjithmonë e më shumë problem për ata që deri dje, apo deri sot, që janë konsideruar si peshqit e mëdhenj, apo të fortët që nuk i kap ligji. Pandëshkueshmëria është problemi kronik i rajonit dhe kjo prodhon probleme ciklike në të gjitha segmentet e tjera të shoqërisë”, tha ai./ n.m.abcnews.al