Pandemia përgjysmon pjesëmarrjen në Panairin online të Librit, mungon edhe Kosova

schedule17:02 - 11 Nëntor, 2020

schedule 17:02 - 11 Nëntor, 2020

Edicioni i 23 i librit do të jetë një kombinim mes shitjeve online dhe aktiviteteve mbi problematikat e librit.

Për herë të parë në historinë e tij, ky panair është virtual, por ka gjetur mbështetjen financiare të Bashkisë së Tiranës dhe Qendrës Kombëtare të Librit.

Ndryshe nga vitet e tjera, ku përgatitjet  e stendave, thyenin heshtjen në Pallatin e Kongreseve  dhe më pas e rikthenin në vendin më të frekuentuar gjatë ditëve të Panairit.

Kjo nuk do të ndodh këtë vit, pasi pandemia detyroi Shoqatën e Botuesve që ta mbante edicionin e 23 online. Kjo situatë ka reduktuar në 50 për qind pjesëmarrjen këtë vit. Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri e argumenton kështu.

“Nuk kemi pjesëmarrje fizike nga botuesit e Kosovës, ndoshta kanë ndikuar edhe problemet e reja. Ato do të jenë në lidhje online me ne. Çdo vit marrin pjesë institucione të ndryshme të vendit apo të huaja. Por këtë vit nuk do të jenë të pranishme”, u shpreh ai.

Megjithatë ndryshe nga vitet e tjera Bashkia e Tiranës e ka mbështetur Panairin këtë vit me 25 milion lekë të vjetra ndërsa Qendra Kombëtare e Librit me 7 milion.

“Panairi i këtij viti mbështetet nga Bashkia Tiranë, po ashtu e ka mbështetur edhe qendra Kombëtare e Librit”, tha ai.

Tradita e çmimeve do të vazhdojë si çdo vit.

“Është çmimi i letërsisë shqipe pra autori më i mirë, kemi përkthyesin më të mirë, më pas kemi edhe çmimin e letërsisë për fëmijë”, u shpreh ajo.

Gjatë ditëve të Panairit sipas Ymerit do të ketë shitje online me zbritje deri në 50 për qind  si dhe do të mbahen  disa  aktivitete mbi problematikat e librit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!