Pandemia, Parisi bën gati kinemanë që u ofron shikuesve distancim fizik

schedule17:56 - 8 Korrik, 2020

schedule 17:56 - 8 Korrik, 2020

Parisi njihet prej kohësh si Qyteti i Dashurisë, por si duket tashmë do të bëhët akoma më romantik me “kinematë pluskuese”.

Me këtë model kinemaje, shikuesit mund të ndjekin filmin dhe në të njëjtën kohë mund të ruajnë distancën. Kjo pasi ata do të jenë të akomoduar në barka.

Ky “setup” do të funksionojë vetëm një natë, më 18 korrik, si pjesë e “Paris Plages”, një event vjetor që organizohet nga kryeqyteti francez. Në këtë datë, “plazhe” të përkohshme instalohen përgjatë Sienës dhe Bassin de la Villette.

Cinéma sur l’Eau, ose Kinemaje në Ujë, është krijuar nga zinxhiri i kinemave Mk2 dhe nderon faktin që kinematë janë lejuar të rihapen ne Francë pas mbylljeve masive prej pandemisë.

Më shumë se 300 banorë do të mirëpriten në Bassin de la Villette për të parë Le Grand Bain, një komedi për një grup burrash që krijojnë një ekip për not të sinkronizuar, nga një ekran i madh i instaluar mbi ujë.

Për të siguruar distancimin sociale, 150 shikues do të jenë në gjendje ta shijojnë shfaqjen nga komoditeti i 38 barkave elektrike, ndërsa 150 të tjerë mund të shikojnë filmin nga kolltuqet e përhapura në tokë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!