Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Pandemia ndryshon planet e qeverisë franceze, aeroporti Charles de Gaulle nuk do zgjerohet

schedule19:54 - 11 Shkurt, 2021

schedule 19:54 - 11 Shkurt, 2021

Qeveria franceze ka braktisur planet për të ndërtuar një terminal të madh në Aeroportin Charles de Gaulle në Paris.

Pandemia e koronavirusit dhe ndryshimi i prioriteteve për ambientin, kanë qenë arsyet e dhëna për këtë vendim.

Një terminal i katërt do të mundësonte qarkullim më të lehtë për 40 milionë pasagjerë shtesë brenda një viti.



Franca ka ndryshuar në mënyrë drastike prioritetet e veta për transport, meqë punimet e reja në aeroport tani duhet të përcillen me aeroplanë elektrikë apo të tillë me hidrogjen.

Ministrja për Ekologji, Barbara Pompili, i ka thënë të përditshmes Le Monde, se projekti tani është i “vjetëruar”.

“Neve do të na duhen gjithmonë aeroplanë, mirëpo ne duhet të ecim tutje me shfrytëzim më të arsyeshëm të trafikut ajror dhe të zvogëlojmë emetimet e gazrave serrë”, ka thënë ajo.

Julien Bayou, udhëheqës i Partisë së Gjelbër në Francë, ka thënë se kjo është “fitore e madhe për ambientalistët” kundër atij që e ka konsideruar “projekt idiot”.

Aeroporti, Charles de Gaulle, që është hapur më 1974, është aeroporti i dytë me më së shumti qarkullim pas atij Heathrow të Londrës.

Më 2019, në aeroportin francez kanë kaluar më shumë se 76 milionë pasagjerë./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!